Lajme

Vetëplagoset një person në Drenas, sekuestrohet arma

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2024

Një person në Drenas ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri në rrethana të paqarta.

Në veturën e të dyshuarit, policia bën të ditur ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e incidentit.