Lajmest-slider

‘Vetëm puthjet munguan në Tiranë, herën tjetër mund të ketë pamje +18’

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas takimit të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla me të ashtuquajturën shef i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Kelmendi ka thënë se në takimin Sveçla-Gjuriq kanë munguar vetëm puthjet.
“Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet ‘romantike’ me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.
Por a thua vallë çka do të ndodhë kur VV-ja bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë?
Nuk përjashtohet mundësia që të kemi pamje ‘+18′”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Kelmendit:

Vetëm puthjet munguan në Tiranë!
Herën tjetër mund të ketë pamje “+18”!

Në një foto të postuar nga disa media, shihet se si Xhelal Sveçla i VV-së është ulur në një tavolinë dhe shumë afër krahërorit të Marko Gjuriqit të qeverisë së Serbisë.

Këta të VV-së po dojnë me dalë ma të zi se ata të PDK-së!
Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.
Por a thua vallë çka do të ndodhë kur VV-ja bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë?
Nuk përjashtohet mundësia që të kemi pamje “+18”.

Po ia rikujtoj këtyre zyrtarëve të VV-së se shumë të rinjë dhe të reja, polic dhe institucione, i kanë sakatosur në protestat e tyre me moton ” Jo negociata me Serbinë”.
E tash po iu servilosen dhe po i ” prekin” zyrtarët e Beogradit.