Kuriozitete

Vetëm dy orë në natyrë dhe do të jeni më të lumtur…

By GAZETA SCANNER 1

November 03, 2024

Pavarësisht se a ju pëlqen një vrap në park në mëngjes apo një ngjitje hiking në vikend, të gjithë e dimë se shpenzimi i kohës në natyrë mund të bëjë mrekulli për disponimin dhe shëndetin.

Por, deri tani nuk e kemi ditur saktësisht se sa kohë na nevojitet ta shpenzojmë në natyrë për t’i vërejtur efektet pozitive, transmeton Telegrafi.

Tani, anketimi me 20,000 njerëz në Angli ka zbuluar se shpenzimi i vetëm dy orëve në javë në hapësira gjelbërimi mund t’i bëjë njerëzit të ndiheni më të shëndetshëm dhe më të lumtur.

Autorët e studimit kanë treguar se për një kohë të gjatë është ditur se natyra është e mirë për shëndetin mendor dhe fizik, por tani, duke ditur edhe kohën sa rekomandohet të qëndrojmë në natyrë, ne e kemi më të lehtë ta përmirësojmë shëndetin tonë.

Përfitimet e shëndetit që i sjell qëndrimi në natyrë aplikohen te gjithsecili, pavarësisht moshës, gjinisë, sëmundjeve afatgjate, etj. /Telegrafi/