Lajme

Vetëm 23 ditë pasi u zgjodh Kryetar, bëri kërkesë që t`i ndërtohet një shtëpi – A ishte kjo arsyeja e ngujimit të Lulzim Hetemit në Komunë?

By GAZETA SCANNER 1

July 08, 2024

Vetëm 23 ditë pas zgjedhjes Kryetar i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi kishte aplikuar në Ministrinë e Administrimit Pushtetit Lokal që t’iu ndërtohet një shtëpi, shkruan Periskopi.

Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal (MAPL) vitin e kaluar kishte hapur një aplikacion për ndërtim të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në komuna për të cilët ndihma është e nevojshme. Kësaj thirrjeje, çuditërisht i është përgjigjur vet Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Periskopi ka siguruar dokumentet ku shihet se, më datë 16.05 2023, Hetemi ka plotësuar formularin e ku ka raportuar gjithashtu edhe për gjendjen ekonomike të tij. Pavarësisht se është kryetar i një Komune, Hetemi deklaron se është në pension të parakohshëm.

Në deklaratën nën betim, Hetemi shkruan si më poshtë;

Unë i poshtë nënshkruari aplikues në “Thirrjen Publike për renovimin e shtëpive/banesave për pjesëtaret e komuniteteve jo shumicë në komuna për të cilët ndihma është e nevojshme, deklarojë se përmbushi kërkesat e përshtatshmëritë për pjesëmarje në këtë thirrje. Unë pranoj se nuk kam përfituar ose nuk kam pranuar përkrahjen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ose ndonjë Institucioni apo Organizate tjetër për renovim të shtëpisë / banesës në tri vitet e fundit. Unë deklaroje se të dhënat dhe dokumentacioni i prezantuar pranë MAPL-së, janë të sakta dhe të vërteta, në të kundërtën mbaj përgjegjësi penale dhe civile. Unë pajtohem që të dhënat e mia të prezantuara gjatë aplikimit të përdoren sipas Ligjit nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kush është Lulzim Hetemi

Me një pjesëmarrje shumë të ulët dhe bojkotim nga ana e partive politike serbe, më 21 prill u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të komunave në katër komuna të veriu të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vetëm 1 mijë e 567 qytetarë, apo 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar e hodhën votën e tyre. Megjithë këtë pjesëmarrje kaq të ulët, procesi i zgjedhjeve u cilësua “legjitim”.

Njëri ndër fituesit e komunave në Veri, atë të Leposaviqit ishte Lulzim Hetemi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Hetemi është i njohur për qëndresën e tij në objektin komunal për muaj të tërë pas shpërthimit të protestave atje, që arritën kulmin më 29 maj.

Pas 7 muajve qëndrim i mbyllur në zyre, Hetemi kishte vendosur të largohet.

Vlen të theksohet se, ai me urdhër të Kurtit, po qëndronte i mbyllur brenda komunës përkundër se ndërkombëtarët kërkuan që ai të mos qëndroj i mbyllur. Arsyetimi i mbylljes së tij ishte vendosja e ligjshmërisë në veri.

Në mesin e shumë protestave e trazirave, Hetemi kishte hyrë në zyre përkundër se ndërkombëtarët kërkuan që ai funksionin e kryetarit ta kryente në një zyrë alternative.

Kujtojmë se më 21 prill 2024, ka dështuar një proces i votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosvës.

Serbët lokalë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – ndonëse kanë marrë pjesë në peticionin për shkarkim të kryetarëve – më vonë e kanë bojkotuar procesin, sikurse ka bërë thirrje Lista Serbe.

Kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se ka vendosur të bojkotojë procesin për shkak të listave të vjetërsuara të votuesve dhe duke pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”.

Si pasojë e dështimit të procesit të 21 prillit, kryetarët shqiptarë e kanë siguruar edhe një vit në krye të komunave, pasi një proces i njëjtë nuk do të mund të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm.