Lajme

Vetëdorëzohet në polici Zef Ademaj, i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

By GAZETA SCANNER 1

July 14, 2023

Policia Rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se sot është vetë-dorëzuar personi i kërkuar Zef (Viktor) Ademaj nën dyshimin e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kërkimi i tij është bërë prej 29.06.2023.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë, i cili kërkohej për veprën penale ‘Vrasje e rendë’ (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë).

Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot me datë 14.07.2023, është vet dorëzuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky që po ndikon në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.