Lajme

Vetaksidentohet vetura e Doganës në Dollc të Klinës, lëndohet shoferi

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vetaksidentuar një oficer doganor me veturën e punës, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Vetaksidenti në Dollc të Klinës dyshohet se ka ardhur si pasojë e kushteve të rrugës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se mjekët kanë konstatuar se shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm një veturë është vetaksidentuar në fshatin Dollc të Klinës. Dyshohet se vetaksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të rrugës… Sipas mjekëve shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Rugova për Gazetën Express.

Edhe nga Dogana e Kosovës kanë deklaruar se oficeri doganor ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.