Lajme

Veseli: Serbia mendon ta sulmojë Kosovën, por kjo nuk do të ndodhë kurrë

By GAZETA SCANNER 1

March 20, 2024

I ftuar në emisionin “Five”, ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur më shumë rreth deklaratës së Vuqiqit.

“Se a mendon Serbia ta sulmojë Kosovën është gjithmonë, se a do të mundet, përgjigja do të jetë, jo kurrë,” u shpreh Veseli.

Sipas tij, deklarata e Vuqiq haptasi kërcënoi Republikën e Kosovës, duke thënë mes tjerash që Serbia po pret një moment të përshtatshëm që ta bëjnë atë cfarë ëndërrojnë ata.

E atë që e synojnë shteti serb, sipas tij, është që NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos jenë në Kosovë.

“Ai moment i përshtatshëm është ajo ëndrra e tyre që NATO-ja dhe SHBA nuk do të jenë në Kosovë, dhe të jenë vetëm qytetarët e Kosovës dhe ta ndërsen ushtrinë dhe aparatin e dhunës njëjtë si Millosheviqi, që i ka përdorur në Kosovë, Bosnje Slloveni, Kroaci dhe vende tjera, por ajo nuk do të ndodhë asnjëherë,” shtoi Veseli.

Po ashtu, Veseli ka folur edhe për deklaratën e Petkoviqit gjatë ditës së sotme.

“Sot ishte edhe një deklarim i Petkoviqit, ku tha se presidenti Vuqiq nuk e ka pasur për qëllim që të kërcënojë Kosovën sepse ne jemi shtet stabil.”

Në përfundim, Veseli tha për presidentin serb se “Kjo është një politikë e tij e brendshme aktrim i tij për ta ushqyer nacionalizmin brenda, por dicka reale se mund të ndodhë në këtë fazë, një aggresion i mundshëm i Serbisë ndaj territorit të Kosovës është e pamundshme.”