Lajmest-slider

Veseli pas kthimit nga Haga: Përjetë krenar me UÇK-në

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli është kthyer nga Haga pas intervistimit nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Veseli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është pritur nga bashkëpartiakët dhe mjera qytetarë.

Veseli në një prononcim të shkurtër për medie, ka thënë se gjithmonë do të jetë krenar me UÇK-në. “Sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojt Kosovën. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar, përjetë!”, ka thënë Veseli