Lajmest-slider

Veseli para nisjes në Hagë: Jam shumë krenar që i kam shërbyer atdheut

Kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për në Hagë, ku nesër (e martë) pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Para nisjes për në Hagë, Veseli ka dhënë një deklaratë për medie në Prishtinë.

Veseli ka theksuar se historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, raporton “Epoka e re”.

“Sot jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përball krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin që t’i shërbejë atdheut të vet, edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë dhe dua të rikonfirmoj edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërrojë asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është histori e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka thënë Veseli.