Ekonomist-slider

Veseli kujton Krasniqin: Brezat e rinj duhet të frymëzohen nga jeta dhe vepra e Adrianit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot heorin Adrian Krasniqi, në 23 vjetorin e rënies, raporton Gazeta Scanner.

“23 vjet më parë u nda nga ne Adrian Krasniqi, i cili qe luftëtari i parë të lirisë që ra në altarin e atdheut i veshur me uniformën e UÇK-së. Ai u vra heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, kur sapo ishte bërë 25 vjeç, ndërsa ishte në ballë të një sulmi të UÇK-së ndaj stacionit të policisë serbe në Kliçinë të Pejës”, ka shkruar Veseli.

“Brezat e rinj duhet të frymëzohen nga jeta dhe vepra e Adrianit, sikurse edhe nga sakrifica e dëshmorëve të tjerë, që nuk kursyen as jetën, vetëm që Kosova jonë e shtrenjtë të çlirohej njëherë e përgjithmonë”. /Scanner/

23 vjet më parë u nda nga ne Adrian Krasniqi, i cili qe luftëtari i parë të lirisë që ra në altarin e atdheut i veshur…

Geplaatst door Kadri Veseli op Vrijdag 16 oktober 2020