Lajmest-slider

Veseli i pikëlluar, i vdes mësuesja e parë

Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot i ka vdekur mësuesja e parë.

“Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Berisha, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!”, ka shkruar Veseli në Facebook.