Lajmest-slider

Veseli i kundërpërgjigjet Kurtit pas kërkesës për aktakuzë

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK së, Kadri Veseli, ka komentuar dëshminë e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në Prokurorinë Themelore në lidhje me organizatën “Syri i Populli”, ku ky i fundit ka kërkuar ngrirjen e aktakuzës kundër Veselit dhe presidentit Hashim Thaçi.

Veseli ka thënë se organizata “Syri i Popullit” është përgjegjëse për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në pesë vitet e fundit ndaj eksponentëve të qeverisjeve të kaluara.

Ai ka deklaruar se kjo organizatë nuk është fiktive por shumë reale, pasi njerëzit e saj janë zënë në flagrancë.

Duke iu përgjigjur akuzave të Kurti lidhur me organizatën “Syri i Popullit” njerëzit e së cilës janë pjesë e Vetëvendosjes, Veseli ka thënë se Kurti po përpiqet t’i ikë të vërtetës së dështimit dhe paaftësisë për të krijuar institucionet.

“Tentativa për t’i ikur të vërtetës dhe paaftësia për ta krijuar koalicionin qeveritar me improvizime për ‘Syrin e Popullit’ është një tentativë e dyfishtë nga paaftësia për të realizuar premtimin që e kanë pasur para qytetarëve të vendit Lëvizja Vetëvendosje. ‘Syri i Popullit’ nuk është diçka fiktive por është reale. Ka njeri të plagosur. Ka njeri të zënë në flagrancë në veprim. Ka veprime të cilat janë konsistente të cilat janë promovuar që nga Kuvendi i Kosovës e pastaj edhe në rrugë. Ka djegie të makinave, ka sulme të eskortës së kryeministrit, ka sulme të zëvendëskryeministrave, ka sulm të deputetëve, ka sulme të familjeve të eksponentëve që kanë qenë gjatë këtyre pesë viteve në qeverisje në pjesën e pozitës, e të cilat i kanë bërë ‘Syri i Popullit'”.

“Pavarësisht ndonjë prokurori të korruptuar ose që frikësohet e mendon se në rrethana të reja mund t’i mbyllë rastet, nuk do të mbyllen rastet. Donë të thotë secili duhet të përgjigjet për veprimet që i ka kryer. A sa për mua, unë do t’i shkojë deri në fund në aspektin ligjor dhe bash nuk bënë përshtypje për asnjë individ”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.