Lajmest-slider

Veseli bën homazhe pranë arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Agron Rrahmani, Fahri dhe Bahri Fazliu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, në hollin e Kuvendit. Më tutje, Veseli është nënshkruar në librin e zisë.

“Pas më shumë se 30 vitesh bëhen bashkë në Prishtinë vëllezërit e luftës dhe idealit. Fat jo i lehtë i asaj gjenerate, asaj rinie. Por, ata ishin dhe mbesin shembull si duhet t’i shërbehet Kombit. Krenar që i njoha dhe punova me ta. Nderim përjetë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes katër heronjtë janë rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytet.