Lajme

Veselaj-Gutaj, pas lajmit se polici Mrasori s’mund të operohet në QKUK: Vepro shteti im

Anëtarja e Kryesisës së Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësorë të policit të plagosur në detyrë, Artur Mrasori, e që sipas drejtorit të Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka, intervenimi kirurgjik që i nevojitet pacientit nuk ka mundësi të bëhet në QKUK.
Veselaj-Gutaj ka bërë apel që shteti të veprojë menjëherë, sepse nesër mund të bëhet vonë.


“Çka po pret o shtet, ja sot ja kurrë! Për ty e për mu e për të gjithë ky djalë rrezikoj jetën në ballë të detyrës. Babai i tij mbrëmë kërkoj me dërgu jashtë vendit, sot u konstatua që këtu nuk munden me operu, shëru… nuk ka asnje justifikim nëse nesër bëhet vonë…vepro shteti im e jepna pak shpresë!!”, ka shkruar ajo.


Ndryshe, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Artur Mrasori, i cili mbeti i plagosur si pasojë e një eksplozivi që shpërtheu në shtëpinë e një të dyshuari ku po kryhej aksion policor të martën mbrëma në Zhur të Prizreni, vazhdon të jetë i shtrirë në sallën intensive të QKUK-së.
Por, intervenimi kirurgjik për të cilin ka nevojë Mrasori nuk mund të bëhet në QKUK.
Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i Klinikës Intensive në QKUK, Shaqir Uka.