LajmeRetro

Vermoshi me qendër të re turistike: Rilindja e një godine të shkatërruar në funksion të nxitjes së turizmit malor

Turizmi malor është një nga prioritetet e sektorit pasi Shqipëria ofron turizëm gjithëvjetor, me ndikim në ekonomi por edhe nxitje për zhvillimin e zonave rurale.

Për ta bërë më të lehtë aksesin në këto zona përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Qeveria ka financuar ngritjen e Qendrave turistike.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të urojë një të diel të bukur me pamje nga qendra turistike e Vermoshit.

“Mirëmëngjes, me qendrën e re turistike të Vermoshit, që pas asaj të Valbonës është e dyta në zinxhirin e ri të bujtinave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të nxitur më tej zhvillimin e turizmit malor, duke rilindur në këtë rast godina të shkatërruara shtetërore të kohës së komunizmit, ju uroj një të dielë të bukur”, u shpreh Rama.

Vermoshi gjendet në një distancë prej gati 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit. Është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë.

MIRËMËNGJES 😊dhe me Qendrën e Re Turistike të Vermoshit, që pas Valbonës është e dyta në zinxhirin e ri të bujtinave…

Geplaatst door Edi Rama op Zaterdag 3 oktober 2020