Lajme

“Veriu nuk është i qëndrueshëm, serbët nuk i nënshtrohen Kurtit”

By GAZETA SCANNER 1

May 15, 2024

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka folur për situatën në veri të Kosovës pas armatimit që u konfiskua nga Policia e Kosovës atje.

“Situata atje nuk është e qëndrueshme, serbët lokalë nuk i nënshtrohen pushtetit të Kosovës”, ka thënë Kajtazi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Ata bëjnë përpjekje për ta sabotuar atë pushtet, për ta dëbuar nga aty, gjë që e kanë përkrahjen edhe të Republikës së Serbisë”, ka shtuar ai.