Lajme

Veprimet në veri, Gjini: Kosova po rrezikon me kriju rrethana ku nevoja për autonomi për serbët me u dok reale

By GAZETA SCANNER 1

September 07, 2024

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri.

Ai ka bërë me dije se me këto veprime Kosova po rrezikon me kriju rrethana në të cilat nevoja për më shumë autonomi për komunitetin serb me u dok reale.

“Kosova nuk është duke përdorur dhunë, por është duke e lënë shijen e njëjtë edhe pse materia nuk është e njëjtë. Kosova rrezikon me krijua rrethana në të cilat nevoja për më shumë autonomi për komunitetin serb me u dok reale ose shumë më e nevojshme sesa është dukur në vitin 2004 ose 2007 ose 2008”, ka thënë Gjini.

Sipas tij, serbët në veri po e luajnë skenarin që shqiptarët në vitet 90 e kanë bërë.

“Edhe në vitet 90 kemi pasur institucione paralele, në kohën e Millosheviqit, edhe atëherë atij i kanë bërë presion që mos me i mbyll ato institucione, të gjithë e kanë të qartë që ishin jo legale, por komunitet pakicë nuk guxojnë me ekzistua pa ndërthurje institucionale që ata e dëshirojnë. Por po ia kujtoj bashkëqytetarëve të mi që në vitet e 90 kemi pasur institucione paralele. Serbët e veriut janë duke e luajtur “play bookin” e Kosovës të viteve të 90, është e njëjta situatë nëse i vendos thjerrëzat e dikujt që shikon nga jashtë”, ka thënë Gjini për Paparaci.