Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës me diasporën në Winsen të Gjermanisë. Në këtë tubim, Abdixhiku kërkoi nga diaspora që të mbështesë eurodeputetin David McAllister.
“Në David McAllister, ne kemi një zë që i bën jehonë synimeve tona. Mbështetja e kandidaturës së tij nuk është thjesht një akt politik; është një angazhim kolektiv për mirëqenien dhe prosperitetin e Kosovës. Për ta thënë më thjeshtë, është një obligim patriotik!”, tha ndër të tjera kreu i LDK-së.