Lajmest-slider

Vendim: Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë kalon në mësim online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë vendim që Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Pavarësia” në Prishtinë të kalojë nga niveli A në nivelin C, mësim online, njofton Gazeta Scanner.

Në vendimin që ka siguruar Scanner, thuhet se pas testimit të disa nxënësve dhe mësimdhënsve, ku 4 nxënës dhe 1 mësimdhënës kanë rezultuar pozitiv me Covid -19, është marrë vendim që kjo shkollë të kalojë në nivelin C, të zhvillojë mësimin online.

Me këtë rast, rekomandohet Drejtoria Komunale që ta monitorojë gjendjen në vazhdimësi. /Scanner/