9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Vendi i veçantë ku Haradinaj e mban emblemën e UÇK-së

- Advertisement -

Daut Haradinaj, është njëri prej ushtarëve të parë të UCK-së. Ai bashkë me Mujë Krasniqin e Rexhep Selimin janë ushtarët që dolën publikisht në skenë për të treguar se në Kosovë ekziston një ushtri shqiptare.

Dauti me nofen e luftës “Davidi”, nuk iu nda luftës deri kur Kosova u çlirua. Por lidhja e tij me emblemën e UCK-së është e pandashme edhe tash kur kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur lufta ka përfunduar.

Haradinaj, zgjedh që edhe teshat që i blen t’ia qëndis emblemën e UCK-së.

Në emision Frontal në T7, Haradinaj ka treguar se në setrën që e ka veshë ka emblemën e UCK-së, të ardhur për të si dhuratë nga Zvicrra.

“E kam edhe një me të bukur, pos nuk e sheh kamera. E kam dhuratë prej një bashkëluftëtari, Agim Ramosaj në Zvicër”, ka thënë Haradinaj në Frontal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit