Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Kosova është vend i çudirave.
Muhaxheri këtë deklaratë e bëri në seancën e Kuvendit Komunal të Pejës, ku më pas i reagoi asamblisti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Drin Veselaj.
Veselaj pasi që mori fjalën deklaroi se është pajtuar me deklaratën e kryetarit Muhaxheri, duke shtuar se përderisa kryetari është që tri mandate në krye të Pejës, me të vërtetë Kosova është vend i çudirave.
“Pajtona me kryetarin që Kosova është vend i çudirave përderisa ky që tri mandate është kryetar i Pejës përnime pajtona me ty kryetar.” – ka deklaruar Veselaj.