Lajmest-slider

Veliu- Bulliqit: Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heq plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës!

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i ka reaguar ashpër kandidatit për kryetar të Komunës së Podujevës nga Levizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, në ditën e hapjes së fushatës parazgjedhore.

“Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes”, ka shkruar ai.

Bulliqi i cili vjen nga radhët e VV-së, në një video dëgjohet se teksa ishin duke biseduar, në prezencë të Kurtit, ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

“Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhon mas shpine bon”, kishte thënë Bulliqi, teksa ishte duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë. 

Postimi i plotë:

Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës.

Të dashtun qytetarë,

Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.

Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat!

I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj!