Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Vedati në një bisedë që kishte me Brunon në oborrin e shtëpisë, ka zbuluar një detaj interesant nga fillimet e karrierës së tij.
Vedati ka thënë se ai bashkë me dy kolegët e tjerë, duke iu referuar, aktorëve Osman Azemit dhe Mensur Sfaqiut, të cilët po ashtu ishin pjesë e grupit “Stupcat”, nuk ishin paguar aspak mirë në fillimet e tyre.
“Me vite ne kemi shkuar tre stupcat dhe i merrnim të tretë nga 200 euro”, ka thënë Vedati pos tjerash.
Për të zbuluar bisedën e plotë mes dyshes, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.