Sport

Vedat Muriqi mbetet pa finale, “El Clasico” e zjarrtë në Superkupën e Spanjës

By GAZETA SCANNER

January 09, 2025

Real Madridi ka shënuar fitore në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

“Los Blancos” triumfuan 3:0 ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi startoi për Mallorcan, por që nuk arriti të lërë gjurmë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, teksa duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes, Vedat Muriqi shkëmbeu fanellat me Kylian Mbappen.

Jude Bellingham kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 63-të të ndeshjes.

Valjent shënoi autogol në minutën e dytë shtesë, kurse tre minuta më vonë Rodrygo realizoi për 3:0.

Në finale, Real Madridi do të takohet me Barcelonën, ndeshje e cila zhvillohet të dielën.