Vedat Bajrami ka konfirmuar se do të aktrojë me rolin kryesor në një serial zviceran, që do të transmetohet në SRF në gjuhën gjermane.
Mësohet se komediani shumë i dashur për audiencën shqiptare, Vedat Bajrami, ka konfirmuar se do të aktrojë me rolin kryesor në një serial zviceran, që do të transmetohet shumë shpejt në televizionin shtetëror zviceran SRF, shkruan albinfo.ch.
Komediani Vedat Bajrami është personaliteti i njohur edhe si “Vedati i stupcave”, serial shumë i dashur për kosovarët.
Vedati tregon se ka 2 vjet që është duke punuar në serialin me të ri në Zvicër dhe së fundmi i është dhënë drita e gjelbër, që do të transmetohet në SRF.
Pritet se në muajin gusht do të startojnë gjirimet e para të këtij seriali që të ketë tematika të ndryshme dhe do të transmetohet në gjuhën gjermane.
“Është hera e parë që një shqiptar nga Kosova do të aktrojë në një serial zviceran me rolin kryesor, në fakt, ky është fat për mua që do të punoj me një ekip shumë profesional dhe do të ketë shumë surpriza”, është shprehur ai.