Lajme

Vdes Sali Ajdini, shqiptari i cili u qëllua 7 herë nga regjimi jugosllav

By GAZETA SCANNER 1

August 24, 2024

Ka ndërruar jetë Sali Ajdini, shqiptari i cili u qëllua 7 herë nga regjimi jugosllav.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Komuna e Ferizajit.

Ku nga Komuna i dërguan familjës të së ndjerit edhe telegram ngushëllimi.

“Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Sali Ajdini. Ai në demonstratat e vitit 1981, u plagos rëndë, duke kaluar në koma e duke mos gjetur shërim për dekada të jetës së tij. Ngushëllime të sinqerta familjes Ajdini, bashkëveprimtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë, dheu i Kosovës!”, thuhet tutje në Telegram.

Për vdekjen e Ajdinit foli edhe gazetari Valon Syla i cili tha se “me  vdekjen e tij sot ai na kujton se ka edhe ma zi se vdekja… ishte të jetuarit e tij jeta me krejt këto mizori që i mbajti sa ke gjallë prej vitit 1981 e deri më sot”.

Ndryshe varrimi i të ndjerit do bëhet sot në ora 17:00 në Ferizaj.