Lajme

Vdes një shtetas i huaj në Prishtinë, Policia nis hetimet

By GAZETA SCANNER 1

May 31, 2024

Një shtetas i huaj ka vdekur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person ishte dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete një mashkull me shtetësi të huaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjatë  intervistimit bashkëshortja/ femër kosovare ka deklaruar se i lartcekuri ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë.

Sipas organeve të rendit, me vendim të prokurorit, trupi i  viktimës është dërguar në IML për Obduksion