Lajme

Vdes një punëtore e Komunës së Shtimes

Komuna e Shtimes ka njoftuar se pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë, punëtorja Ardiana Rama Gashi.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Më dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtores, kolegës Ardiana Rama Gashi, e cila pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë.

Ardiana ka qenë një kolege shembullore dhe e përkushtuar në punën e saj.

I gjithë stafi, kujton Ardianen si një kolege e bashkëpunëtore e shkëlqyer, e përgjegjshme dhe e përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës.

I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve!

I lehtë i qoftë dheu!