Rrufeja ka goditur pesë persona në Prevallë.
Një nga viktimat, një grua e moshës 64-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin Prizrenit, pasi nuk u përballoi plagëve të marra.
Viktima në fjalë raportohet të jetë nga komuna e Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë, rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër, 64 vjeçare ishte në gjendje më të rëndë. E njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.