Lajme

Vdes një kosovar në Velipojë, pësoi arrest kardiak sapo u fut në det

By GAZETA SCANNER 1

July 22, 2024

Një 75-vjeçar nga Kosova ka vdekur në plazhin e Velipojës, pasi ka pësuar atak kardiak.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ka dalë në vend të ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.