Një 83-vjeçare ka humbur jetën sot, pasi që dyshohet se kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë në fshatin Kopernicë të Kamenicës.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke bërë të ditur se dyshohet që kishte rënë aksidentalisht.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës. Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, ka njoftuar policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti vdekje aksidentale dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.