Home Lajme Vdes një foshnje në Skenderaj

Vdes një foshnje në Skenderaj

0

Një foshnje ka vdekur në Skenderaj, derisa rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Sipas njoftimit të Policisë, vdekja e foshnjës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Skenderaj 18.02.2022-01:00-06:00. Raportohet se në shtëpi ka ndërruar jetë foshnja mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se foshnja është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

Exit mobile version