Lajme

Vdes një femër pasi bie në bunar

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Vushtrri, ku viktima femër në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar.

Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion.