Lajme

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Një 76-vjeçar ka vdekur, pasi që kishte mbetur i ngujuar në shtëpinë tij e cila ishte përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit në fshatin Panorc të Malishevës.

Vdekja e viktimës konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, pas lokalizimit të zjarrit.

Ndërsa, sipas raportit mjekësor edhe një person si pasojë e tymit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK).

Në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët prezentë kanë qenë katër presona.

Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se njësitë relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar “Zjarrvënie”.

“Sot rreth orës 02:40,  policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete (vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes). Po ashtu njëri prej të mbijetuarve për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “Zjarrvënie” dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar shkaktarët e zjarrit”, tha Elezaj.