Lajme

Vdes në QKUK pacienti që ra në pusetë disa ditë më parë

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2024

Një pacient ka ndërruar jetë dy ditë më parë në QKUK, ku po trajtohej për lëndimet që kishte marrë pasi kishte rënë në një pusetë të hapur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

Viktima ra në pusetë të hapur pasditën e 9 gushtit, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe është duke u hetuar nga organet përkatëse.