Lajme

Vdes në QKUK gruaja nga Peja që mori lëndime nga zjarri

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2023

Ka vdekur në QKUK gruaja që po trajtohej nga lëndimet e marra nga zjarri i ndodhur në shtëpinë e saj me datën 29 mars në Vitomiricë të Pejës.

Gruaja që mori lëndime nga zjarri ka vdekur dje, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

ZJARRVËNIE/Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve.