Ka vdekur zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan, Rinora Qorraj.
Për vdekjen e saj, Gjykata Themelore e Pejës ka shprehur ngushëllime familjes së saj duke theksuar se do të kujtohet përherë për punën dhe vyrtytet e saja.
”Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe zyrtares ligjore të Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan, znj. Rinora Qorraj.Gjykata përherë do ta kujtoj për punën dhe vyrtytet e saj të larta”, thuhet në telegramin për ngushëllim.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Qorraj,
I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan,
Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe zyrtares ligjore të Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Deçan, znj. Rinora Qorraj.
Gjykata përherë do ta kujtoj për punën dhe vyrtytet e saj të larta.
Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.
Prehu në paqe!