Botë

Vdes në aksident ajror Yevgeny Prigozhin bosi i Wagner që u rebelua kundër Putinit

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Dhjetë persona kanë vdekur pasi një aeroplan privat është rrëzuar në Moskë.

Autoriteti Civil Rus i Aviacionit ka thënë që kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve.

Prej dhjetë viktimave, shtatë kishin qenë pasagjerë ndërkaq tre të tjerët pjesë të ekipit fluturues që po shkonte nga Moska në Shën Petersburg, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.