Home Rozë Vdes këngëtarja e njohur indiane

Vdes këngëtarja e njohur indiane

0
Vdes këngëtarja e njohur indiane

Ka vdekur në moshën 92 vjeçare këngëtarja e njohur në Indi, Lata Mangeshkar.

Lata dha kolonën zanore të qindra filmave të Bollywood-it, kështu ka qenë ndër artistet më të dashura të Indisë.

Mangeshkar u shtrua në një spital në Mumbai në janar pasi u testua pozitiv për Covid-19.

Karriera e saj e jashtëzakonshme zgjati më shumë se gjysmë shekulli dhe ajo regjistroi mijëra këngë në 36 gjuhë.

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot(e diel) me një ceremoni shtetërore dhe do të ketë dy ditë zie kombëtare.

Gjatë kësaj periudhe, flamuri kombëtar do të jetë në gjysmështizë në të gjithë vendin.

Pas publikimit të lajmit, homazhet filluan të vërshonin për Mangeshkar-in, e cila shpesh quhej “bilbili i Bollywood-it”.

Të gjithë me të marrë lajmin e trishtë u shprehen shumë të pikëlluar për këtë humbje të artit të Indisë.

Exit mobile version