Sport

Vdes ish-mesfushori i PSG-së, pas një ataku në zemër

By GAZETA SCANNER 1

January 08, 2023

Ish-mesfushori i Kamerunit dhe Paris Saint-Germain, Modeste M’Bami vdiq të shtunën në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak, tha klubi i Ligue 1 teksa i ofroi ngushëllimet familjes së tij.

M’Bami luajti për disa klube franceze, duke përfshirë PSG dhe Olympique de Marseille.

Ai fitoi Kupën e Francës me PSG-në në 2004 dhe 2006, transmeton Klankosova.tv.

M’Bami shënoi tre gola në 37 paraqitje për Kamerunin dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Sidneit në vitin 2000.