Lajme

Vdes ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Clinton-it, Bill Richardson

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2023

Në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë ish-zyrtari i lartë në Adminsitraën e Bill Clinton, Bill Richardson, i njohur për angazhimet e tij diplomatike gjatë luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi.

Për vdekjen e Richardson, njoftoi CNN, ku shkruan se “Ish-guvernatori i Nju Meksikos, Bill Richardson, një personazh i gjatë i politikës demokratike me radhë si Sekretar i Energjisë dhe ambasador i Kombeve të Bashkuara nën administratën e Klintonit, vdiq të premten”.

Në vitin 1998, saktësisht më 25 mars, Bill Richardson, i cili ishte ambasador i ShBA’së në Kombet e Bashkuara, kishte mbajtur në fjalim ku tregonte për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Kosovë, nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, që kishin nisur luftë gjenocidiale dhe spastrimi brutal etnik të shqiptarëve.

Richardson u kërkonte ndërkombëtarëve të mos lejojnë të bëhet gabimi i njëjtë i rëndë siç ishte bërë në Bosnje-Hercegovinë.

Ja një pjesë e fjalimit të tij të sjellur nga Nacionalja:

“Progresi i brishtë, megjithatë, qëndron në kontrast me situatën në Kosovë, ku në javët e fundit ndërgjegjja e botës është indinjuar nga raportimet për ekzekutime të shkurtra nga policia serbe. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për granatimet e fshatrave, djegien e shtëpive dhe vrasjet e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, të gjitha këto që po i shohim në Kosovë. Ne pamë se çfarë mund të rezultojë nga intoleranca dhe dhuna etnike në fillim të kësaj dekade në ish-Jugosllavi. Komuniteti ndërkombëtar nuk arriti të përgjigjej në mënyrë efektive atëherë. Sot nuk duhet ta përsërisim atë gabim. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të tolerojë përdorimin brutal të forcës si mjet për zgjidhjen e problemeve të brendshme. Ne besojmë se liderët e ish-Republikës së Jugosllavisë duhet të hyjnë në një dialog të vërtetë për të ardhmen e Kosovës. Për më tepër, qasja e plotë dhe e menjëhershme në Kosovë nga përfaqësuesit dhe raportuesit e Komisionit për të Drejtat e Njeriut është imperativ”, thoshte ai para OKB-së.