Një grua ka vdekur pasi ishte alivanosur një autobus urban në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKUK pasi ishte alivanosur në një autobus urban.
Policia po heton vdekjen e saj.
Raporti i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN
Prishtinë / 02.03.2024 – 12:26. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK pasi që, ishte alivanosur në një autobus urban dhe më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.