Lajme

Vdekja e punëtorit në Prizren: Policia arreston tre menaxherë

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vdekjen e një punëtori në vendin e punës në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, të dyshuari janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Raporti i plotë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Prizren / 24.11.2024 – 14:14. Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime.