Botë

Vdekja e Navalnyt, deklarohet gruaja e tij

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Bashkëshortja e Alexei Navalny, Yulia, tha se nuk e di nëse duhet ta besoj lajmin për vdekjen e tij.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Munih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani erdhi vetëm nga burime shtetërore.

“Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së tij”, tha ajo, shkruan BBC.

Më pas ajo shtoi se Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për këtë dhe gjithçka që “po i bëjnë Rusisë”.

“Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus,” thotë Navalnaya.