Lajme

Vdekja e amerikanes në Brezovicë, flet bashkëshorti i saj

By GAZETA SCANNER 1

February 14, 2024

Policia e Kosovës ka raportuar se shtetasje amerikane e cila është gjetur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, është dërguar në IML për obduksion.

Në raportin 24 orësh thuhet se burri i saj britanik ka deklaruar se ishin duke skijuar bashkë, ndërsa dyshohet se ajo është zënë nga orteku i borës.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase Amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.