Botë

Vazhdon të rritet numri i personave të vdekur shkaku i tërmeteve në Turqi

By GAZETA SCANNER 1

April 22, 2023

Numri zyrtar i njerëzve të vdekur në disa tërmete shkatërruese që goditën shtetin turk dhe sirian në muajin shkurt është rritur në 50,782 vetëm në Turqi.

Midis tyre janë rreth 7300 të huaj, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu për CNN turk.

Kujtojmë se dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt.