Lajmest-slider

Vazhdojnë replikat nga distanca në mes të zyrtarëve të LV-së dhe LDK-së, Murati i kundërpërgjigjet Abdixhikut

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Glauk Konjufcën në lidhje me deklaratat e tij për çështjen e mosarritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Murati duke iu referuar kërkesës së LDK-së që t’i takojë posti i presidentit, ka kërkuar që të mos bëhen peng i kushtëzimeve.

“Njëmend e kemi! Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5. Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju. Madje edhe zgjodhët të parët. Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!”, ka shkruar Murati në “Facebook”. /GazetaScanner/