Lajme

Vazhdojnë punën kazinotë në Karaçevë, heshtin institucionet

By GAZETA SCANNER 1

August 17, 2023

Jo më shumë se një muaj energjia elektrike në këto kontejnerë që shërbejnë si kazino në Karaçevë është ndalur nga KEDS.

E ky fshatë që gjendet në zonën kufitare me Serbinë është mjaftë i njohur tashmë shkaku i veprimtarive ilegale

Këto kazino po vazhdojnë pa ndërhyrje nga askush që të rrisin veprimtarinë.

Një muaj më parë televizioni Dukagjini ka raportuar se janë hapur dy kazino të reja këtu në hyrje të fshatit Karaçevë të Kamenicës, e ato ashtu siç shihen edhe nga pamja mbrapa nesh ju është vendosur edhe llogoja.

Për vendin që është shndërruar në një qendër të kazinove, shqetësimin e kanë ngritur edhe vet banorët e Karaçevës, por të cilët bashkë me zyrtarët komunal që ankesën e banorëve e adresuan në MPB përgjigje nuk morën asnjëherë.

“ Problemin e kemi paraqit te Ministria e Punëve të Brendshme duke e dit se është organi kryesor që merret më problem të tilla por deri tash nuk kemi marr përgjigje dhe kazinot që janë tash janë në zonën neutral dhe ne nuk mundemi më ndërmarr asgjë pa ndërhyrë niveli qendror dhe po presim prej tyre që të marrin një veprim të tillë”, ka thënë Lidiona Marovca- Zëdhënëse e Komunës së Kamenicës

Jo vetëm komunës por dikasteri që udhëhiqet nga Ministri Xhelal Sveçla nuk kanë kthyer përgjigje as për televizionin Dukagjini.

Përgjigjja e vetme e kësaj ministrie ishte në shtatorë të vitit të kaluar e ku këto veprimtari u rikthyen në vëmendje. Atë kohë kjo ministri kishte thënë se nuk munden të ndërhyjnë në pjesën e kazinove më arsyen se gjenden në zonën neutral.

Ky arsyetim për ekspertin e çështjeve të Sigurisë, Hajrullah Ternava, është e pakuptimtë.

“KFOR-I është institucion ndërkombetare dhe ministria e Punëve të Brendshme p ërmes KFOR-it duhet të intervenoj dhe kjo cështje nuk është aq e komplikume ashtu siq e bëjnë më nis me lejuar e gjithë bota do të kishte problem më këtë dokuri”, ka thënë ai.

Intervenimi i vetëm i Policisë së Kosovës në këtë pjesë për rrëzimin e këtyre veprimtarive ishte në shtatorë të vitit 2020 kur ministër ishte Agim Veliu. /TV Dukagjini/