Vazhdojnë grevat e protestat në Francë

Jelekët e verdhë në Francë, në javën e 58-të të protestave, dolën edhe një herë në rrugë për të protestuar politikat e qeverisë së Presidentit, Emmanuel Macron.

Ndërkohë që nga data 5 dhjetor e këndej ka filluar protesta kundër reformës së pensionimit të qeverisë Macron, protestuesit e jelekëve të verdhë, marshuan nga sheshi Bastille në lagjen Clichy, të kryeqytetit Paris. Protesta e zhvilluar me një pjesëmarrje të ulët përfundoi pa trazira.

Kurse në Lyon, pavarësisht ndalimit të protestave, u zhvillua një tubim në qendër të qytetit.

Protesta pati edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Policia ka ndaluar protestat në vendet simbol të kryeqytetit si rruga “Champs-Elysees”, Katedralja “Notre-Dame”, e cila ka pësuar një dëm të madh pasi u përfshi nga flakët në muajin prill, Kuvendi Kombëtar dhe përreth Pallatit “Elysee”.

Protestat e filluara kundër qeverisë së Macronit si reagim kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe kushteve të këqija ekonomike, më 17 nëntor 2018 u kthyen në protestat e jelekëve të verdhë.

Në këto protesta humbën jetën 11 persona, u plagosën më shumë se 4 mijë e 250 të tjerë, u ndaluan mbi 12 mijë e 361 persona dhe u arrestuan 3 mijë e 163 të tjerë.