Lajme

V*asje e dyfishtë në Bijelo Polje të Malit të Zi, të v*ekur vëlla e motër – zona në shtetrrethim, policia në kërkim të autorit

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Bijelo Polje të Malit të Zi, ku kanë mbetur të vdekur vëlla e motër.

Mediat atje raportojnë se zona ku ka ndodhur krimi, pra në fshatin Sokolac është në shtetrrethim.

Policia ka kërkuar nga banorët e fshatit që të qëndrojnë brenda dhe të mos pranojnë persona të panjohur, pasi vrasësi është ende në arrati.

“Në këtë rajon janë dërguar forca speciale të policisë dhe qen gjurmues.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar si autor të mundshëm të këtij krimi. Bëhet fjalë për një person me precedentë të përsëritur, i cili është parë në ditët e fundit në këtë fshat. Ai ka vrarë dy persona të moshuar vëlla e motër, me armë zjarri”, shkruan portali RTCG.